.
Published On: Tue, Mar 27th, 2018

“PISA 2018”, zv.ministri i Arsimit takon nxënësit gjakovarë

Share This
Tags

Zv. ministri i Arsimit, Arbër Geci, i shoqëruar nga këshilltarja politike e ministrit Violeta Dema dhe koordinatorja komunale Atifete Efendija vizitoi 8 shkollat e Gjakovës të cilat janë përzgjedhur për t’u përfshirë në vlerësimin ndërkombëtar “Pisa 2018”.

Ata qëndruan edhe në Gjimnazin “Hajdar Dushi” ku nxënësit u njoftuan për këtë testim, ndërsa u shpërndanë fletëpalosje në mënyrë që të ketë më shumë informacione për vlerësimin me të cilin do të përfshihen. Bashkëbisedime pati edhe me nxënësit e 7 shkollave të tjera.

Zv.ministri Geci u shpreh se është e nevojshme informimi i nxënësve për seriozitetin që duhet treguar në test, duke mos e neglizhuar atë, në mënyrë që të reflektohet suksesi i përgatitjeve intensive të cilat janë bërë gjatë këtyre pesë muajve punë.

Po ashtu, në këto takime, u fol edhe për rëndësinë e angazhimit të prindërve dhe mësimdhënësve, në arritjen e rezultateve reale dhe të besueshme, të cilat do të ndikonin edhe në hartimin e politikave arsimore në të ardhmen.

Geci është bindur se Kosova do të ketë rezultate më të mira këtë vit. Sipas tij, Gjakova dhe Kosova kanë nxënës të aftë të cilët do të japin më të mirën dhe do të nderojnë Kosovën./radiogjakova/