Plani, Gjakova këmbëngul kundër korupsionit
Komuna e Gjakovës tashmë ka plan konkret për angazhimin ndaj integritetit qeverisës. Lidhur me këtë, gjatë kësaj fundjave kreu komunal në Gjakovë, si përfitues të projektit nga UNDP, ka mbajtur seminarin treditor i cili në fokus ka pasur identifikimin e saktë, përkatësisht hartimin e prioriteteve anti-korrupsion që do të jetësohen duke filluar nga Shtatori i vitit 2014.
Si jemi njoftuar nga Ali Tafarshiku, shef i kabinetit të kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, qeverisja lokale mbetet e përkushtuar që të eliminoi të gjithë faktorët e rrezikut të cilët mundë të atakojnë integritetin dhe të drejtojnë në afera të ndryshme korruptive.
“Komuna është e hapur gjatë 24 orëve për bashkëpunimin me qytetarë të cilët do lehtësojnë punën tonë, duke denoncuar çdo tentim të çdo zyrtari komunal, i cili në detyrën e tij zyrtare mund të keqpërdorë funksionin e tij”, ka thënë Tafarshiku. Ndryshe, Gjakova është komuna e dytë në Kosovë, e cila është përfituese e projektit anti-korrupsion./radiogjakova/