.
Published On: Sat, Nov 23rd, 2013

Planifikimet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike për 2014-en

Share This
Tags

gjakova1Gjakovë- Drejtoria komunale për Shërbime Publike në Gjakovë, gjatë vitit të ardhshëm  2014, në projektet kapitale ka planifikuar të investojë mbi 2 milion euro.

Në dokumentin e Draft-Buxhetit komunal 2014-2016, mes tjerash thuhet se  700 mijë euro, do të investohen në sanimin e rrugëve me asfalt, si të asaj  “Yll Morina”, “Washington”, “ Faik Konica”, “ Ferhat Binishi”, “Musa Zajmi”, e të tjera.

Pos kësaj 700 mijë euro të tjera janë planifikuar të investohen në rrjetin e kanalizimit të ujërave të zeza si dhe në ujësjellës, me theks të posaçëm në fshatrat Ponoshec, Cërmjan dhe Moglicë si dhe në disa rrugë të qytetit.

Kur është fjala tek mirëmbajtja dhe ndërtimi i parqeve, gjatë vitit të ardhshëm për këtë destinim janë paraparë të ndahen 200 mijë euro, ndërkohë që 150 mijë euro janë  planifikuar për mirëmbajtjen dimërore dhe verore të rrugëve.

Në anën tjetër, nga 100 mijë euro janë planifikuar të ndahen për sanimin e rrugëve me zhavorr si dhe për mirëmbajtjen dhe shtrirjen e rrjetit të ndriçimit publik./radiogjakova/