.
Published On: Mon, Jul 7th, 2014

Po punohet në riparimin e sinjalizimit horizontal në rrugët e qytetit

Share This
Tags
 gjakova2
Pas rivendosjes së shenjave të dëmtuara dhe riparimit të sinjalizimit vertikal, Drejtoria komunale e Shërbimeve Publike në Gjakovë, këtë fundjavë ka ndërmarrë një aksion për përmirësimin e situatës rreth sinjalizimit horizontal në rrugët e qytetit.
Si jemi njoftuar nga  Burim Meqa, drejtor, gjatë ditëve të fundit të javës së kaluar duke nisur nga fillimi i rrugës “Nëna Terezë” e deri tek Parku i Kusarëve, është rivendosur vija e cila shënon mesin e rrugës, pastaj linjat e parkingut skaj rrugës, ndërkohë që në këtë pjesë të qytetit, janë rivendosur edhe zebrat përmes të cilave caktohet vendi për kalimin e rrugës nga ana e këmbësorëve.
Për realizimin e këtij projekti janë investuar 7 mijë euro, ndërkohë që  sipas kompetentëve të Drejtorisë komunale e Shërbimeve Publike në Gjakovë,  ky projekt do të vazhdoi edhe gjatë muajit gusht, me ç’rast sinjalizimi horizontal do të rivendoset edhe në rrugët tjera të qytetit.