Po vjen “Radiofest 9”
Gjakovë- Si çdo fundvit edhe kësaj radhe në Gjakovë do të mbahet manifestimi tradicional i radiove, “Radiofest” ku prezantohet krijimtaria gazetareske brenda vitit nga radiot e rajonit.
Për edicionin e nëntë me radhë, tashmë kanë filluar përgatitjet ndërsa nikoqire është Radio Gjakova.
Radiot nga rajoni konkurrojnë në radio-reportazh, raport radiofonik dhe spot publicitar, ndërkohë që juria profesionale ndanë çmimet për më të mirët.
Këshilli organizativ i festivalit të radiove “Radiofest” duke publikuar konkursin për të gjitha radiot në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e vende tjera, ka ftuar edhe donatorët e mundshëm që të mbështesin këtë manifestim unik në vendin tonë./radiogjakova/