Policia e Kosovës u ka bërë apel qytetarëve kenë kujdes gjatë festës së ndërrimit të moteve
Policia e Kosovës u ka bërë apel qytetarëve të Kosovës të kenë kujdes gjatë festës së ndërrimit të moteve, sidomos në respektimin e kushteve në komunikacion, si dhe në përdorimin e mjeteve piroteknike. Policia me theks të veçantë apelon tek çdo prind që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilentë në parandalimin e përdorimit në mënyrë të rrezikshme të mjeteve piroteknike nga fëmijët, me qëllim të shmangies së rrezikut që mund të shkaktojnë mjetet plasëse, ku si pasojë e përdorimit të tyre duke përfshirë edhe armë të ndryshme në vitet paraprake janë evidentuar edhe incidente me pasoja të rënda. Po ashtu duke ju referuar festës së fundvtit, policia me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafik, apelon tek të gjithë qytetarët, që të respektojnë regullat e trafikut rrugor, përshirë edhe mospërdorimin telefonin gjatë vozitjes si dhe të mos drejtojnë automjetet nën ndikim të lodhjes dhe të alkoolit. Sipas një njoftimi Policia e Kosovës vlerëson se nga aspekti i rendit dhe sigurisë publike, përmbyllja e këtij fundviti dhe fillimi sa më i mbarë i vitit të ri 2017, është prioritet dhe kjo mund të arrihet vetëm me një përkushtim dhe vigjilencë të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të vendit tone, thuhet ndër të tjera në njoftim të Policisë së Kosovës.