Policia hetime intenzive për incidentin e PDK-së
Gjakovë- Policia e Kosovës , Stacioni Policor ne Gjakove të premten rreth orës 08:50 është njoftuar nga një kalimtar rasti,se para hyrjes së zyrës së PDK-ës në rr.” Nënë Tereza “ është një mjet i pa shpërthyer.
“Njësiti patrullues menjëherë ka bërë sigurimin e vendit të incidentit – ngjarjes. Po ashtu është njoftuar edhe Njësiti Dominues ( IEDD ),i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në ora 10:30 ka identifikuar mjetin e dyshimtë granatë dore F-1(prodhim kinez),të cilin mjet e kanë tërhequr nga vendi,me ç’rast nuk ka pasur te lenduar apo dëme tjera”, thuhet ne njoftimin e Policisë.
Sipas deklarates, lidhur me ketë është njoftuar Prokurori shtetit dhe kan filluar hetimet intenzive nga heuesit përkatës te cilët janë duke bërë përpjekje për të identifikuar personin apo personat e dyshimtë të cilët qëndrojnë pas ketij akti, dhe rasti do te procedohet në Prokurorinë e shtetit./radiogjakova/