.
Published On: Sun, Jan 11th, 2015

Policia: Rreth 5 mijë veta morrën pjesë në protestë

Share This
Tags

protesta-gjakovaPas protestës së djeshme kundër ministrit Jabllanoviq dhe Listës Sërbska të mbajtur në Gjakovë, edhe Policia e Kosovës ka dalë me një raport të sajin.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë thekson se protest aka qenë e qetë dhe ka zgjatur rreth një orë. Ajo që bie në sy është numri i pjesëmarrësve.

Sipas Policisë, në sheshin “Nënë Tereza”  dhe marshimin në rrugën kryesore kanë marrë pjesë hiç më pak se 5 mijë veta.

“Raportohet se në protestën e mbajtur kundër ministrit Jabllanoviq dhe largimin e partisë Listës Sërbska nga Qeveria , kanë marr pjesë rreth 5000 qytetar. Protesta ka përfunduar e qetë rreth orës 15:00”, thuhet ndër të tjera në raport./radiogjakova/