.
Published On: Tue, Jan 7th, 2014

Policia: U mblodhen rreth 4 mijë protestues

Share This
Tags

policia-protestGjakovë- Pas protestave të qytetarëve të Gjakovës, me c’rast u parandaluan pelegrinët serbë që të kremtojnë këshëndjellat në kishën ortodokse në Gjakovë me komunikatë ka dalë edhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë e cila ka përshkruar gjithë atë që ka ndodhur në këtë ngjarje.

Sipas këtij burimi dje rreth orës 13:00 konvoji prej dy autobusëve me rreth 70 pelegrin ka arritur në Gjakovë. Me të hyrë në rrugën “Mbretëresha Teuta”  përkundër masave të sigurisë një person ka gjuajtur me gur autobusin dhe kishte dëmtuar xhamin  e parë dhe menjëherë pas kësaj një qytetarë ka vendosur veturën e tij në rrugë duke bllokuar rrugën.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe lidhur me rastin janë marrë masat e domosdoshme dhe menjëherë është liruar rruga ndërkohë që sipas burimeve të policisë numri i qytetarëve të mbledhur ka qenë rreth 3500 deri në 4000 veta , e posaçërisht kishte nëna të të zhdukurve me fotografi të të zhdukurve gra dhe fëmijë.

Në anën tjetër gjatë rrugës për në Deçan në lagjen “Dardani” një pelegrin serb kishte hedhur një guri mbi një veturë civile dhe kishte dëmtuar xhamin e saj. Në komunikatën e policisë thuhet se në këtë aktivitet janë iniciuar gjashtë procedura dhe janë arrestuar katër persona ku edhe prokurorët kanë mbikëqyrë punën  e policisë në inicimin këtyre procedurave./radiogjakova/