Probleme të ndryshme në menaxhimin e mbeturinave
Përfaqësues të komunës dhe kompanisë së pastrimit “Çabrati” si dhe nga shoqëria civile, në takimin e djeshëm, që për qëllim kishte gjetjen e formave më efikase mbi menaxhimin e mbeturinave dhe deponive joformale nga të gjithë akterët relevantë, u pajtuan se në komunën e Gjakovës ka shumë probleme në menaxhimin e mbeturinave. Ndërsa, si shkaqe janë përmendur problemet ligjore, ato financiare, por edhe mos vetëdijesimi i qytetarëve, si dhe pamundësia e ndëshkimit.
Drejtori për Shërbime Publike në Kuvendin e Komunës së Gjakovës, Shkumbin Kastrati, tha se komuna e Gjakovës ka punuar në disa drejtime për të zgjidhur problemet mjedisore dhe me menaxhimin e mbeturinave. Ai tha se ka një lëvizje të lehtë progresive, por ka shumë për tu bërë. Kastrati ka përmendur si pengesë problemet ligjore, pasi sipas tij janë shumë gjera që lidhen me menaxhimin e mbeturinave.
Ndërkohë, Nora Gola drejtoreshë e kompanisë “Çabrati”, ka folur për përpjekjet që po bënë kjo kompani për të menaxhuar sa më mirë situatën me mbeturinat. Por ajo tha se mbrojtja e ambientit nuk duhet të varet vetëm nga Çabrati. Ajo ka folur edhe për problemet që ka kompania, si ato të brendshmet, siç janë mungesa e makinerisë, por edhe ato të jashtme, siç janë mungesa e pagesave të rregullta nga ana e qytetarëve, apo mos funksionimi i mekanizmave të mirëfilltë ndëshkues. Por sipas saj ka një zgjidhje.
Në këtë takim edhe qytetarët kanë shprehur brengat e tyre me gjendjen aktuale në disa pjesë të qytetit dhe fshatrave. Art Kupa një banor i lagjes afër stacionit të policisë, tha se ka marrë disa herë aksione për pastrim, mirëpo që gjendja nuk po ndryshon. Takimi i mbajtur, te merkuren, është pjesë e projektit të UNDP-së me moton “Unë e du Gjakovën”.