.
Published On: Sat, Sep 23rd, 2017

Programi i “Shkëlzen Doli-Albanian Soul”

Share This
Tags

Të shtunën në Tiranë mbahet eventi i madh kulturor “Shkëlzen Doli -Albanian Soul”. Rreth 70 insturmentistë nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë edhe nga Gjakova, së bashku me maestro Dolin dhe korin kanë përfunduar me sukses provat finale.

Programi i shfaqjes do të ndahet në tre pjesë, ku në të parën do të nderohen ikonat e muzikës shqiptare ku këngët e këngëtarëve dhe kompozitorëve më të famshëm shqiptarë do të prezantohen të ri-orkestruara.

Pjesa e dytë është klasike, ndërsa në pjesën e tretë muzikë nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë edhe nga Gjakova.

Në këtë pjesë do të shfaqet edhe kitaristi i njohur gjakovar Agron Peni me dy pika, solo dhe me band si dhe me violinistin Doli. Po ashtu, do të paraqitet edhe dixhej i ri gjakovar Rroni Sadiku që bashkë me Dolin do të sjellin një tjetër version të këngës së famshme “Baresha”.

Në përmbyllje shfaqjes “Shkëlzen Doli -Albanian Soul” ku do të interpretohet kënga “Xhamadani vija-vija” do të jetë edhe futbollisti Lorik Cana./radiogjakova/

Programi i “Shkëlzen Doli-Albanian Soul”

Pjesa I

Pjesa e parë do të ketë këngë dhe muzikë të trevave shqiptare, që do të interpretohen nga artistë shqiptarë.

1. Hapja: Kompozim i Ri nga Shpëtim Saraçi
2. Valsi i Lumturisë
3. Vajta kalova gjithë Kalabrinë + Tarantelë nga Kalabrese
4. E urrej shiun
5. Moj bjondinë me sy të zi
6. Djaloshi dhe shiu
7. Pranvera në Prishtinë
8. Rrisim jetën tonë
9. Këngët e rinisë
10. Potpuri Korçare
11. Kompozim i Ri nga Florent Boshnjaku
12. Carmen – video record

Pjesa II

Në pjesën e dytë të koncertit do të luhen pjesë klasike të njohura nga anëtarë të Filarmonisë së Vjenës.

1. Shostakovich: Walzer nr. 2
2. Tango: Jalousie
3. Liszt: Ungarische rhapsodie
4. Debussy: Clair de Lune
5. Lara: Granada
6. Piazzolla: Oblivion
7. Offenbach: Barcarolle
8. Ravel: Bolero
9. R. Strauss – Morgen nga soprano Mirjam Tola + Shkëlzen Doli
10. G. Puccini: Madama Butterfly – soprano Mirjam Tola

Pjesa III

1. Agron Peni, solo  + band
2. Agron Peni + band + violina “Eja në prehër të të marr”
3. Shkëlzen Doli + dj Rroni, “Baresha”
4. Potpuri nga veriu
5. Kaba korçare + pogonishte
6. Potpuri Shqipëria e mesme
8. Encore nr 1. Xhamadani vija-vija, nga Lorik Cana + Mirjam Tola
9. Encore nr. 2 Lule bora – Mirjam Tola + voline dhe orkestër