.
Published On: Tue, Mar 6th, 2018

Programi për efiçiencë të energjisë, 5 shkolla të Gjakovës drejt rikonstruksionit

Share This
Tags

Pesë shkolla nga Gjakova si “Zef Lush Marku” e Brekocit, “Haxhi Hoti” e Rogovës, “Ardhmëria” e Ramocit, “Sylejman Vokshi” e Smolicës dhe “Fan Noli” e Dujakës së shpejti do t’i nënshtrohen një rikonstruksioni gati të tërësishëm që do të përmirësojë ndjeshëm kushtet në këto institucione arsimore.

E gjitha kjo falë projektit për efiçiencë të energjisë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Në objektet e këtyre pesë shkollave do të investohet në ndërrimin e dyerve dhe dritareve, dyshemeve, konstruksioneve të kulmit, instalimin elektrik, ngrohjen qendrore, termoizolimin dhe fasadimin e jashtëm.

Drejtori i Arsimit në Gjakovë, Bernard Frrokaj, tha se këto investime janë shumë të rëndësishme për këto shkolla pasi ju mundëson të përballojnë më lehtë ditët e ftohta dhe ato me temperatura të larta.

Punimet në këto shkolla priten të nisin me të përfunduar procedurat e nevojshme. Për shkollën “Fan Noli” të Dujakës veç është hapur tenderi, ndërsa për të tjera fillimisht do të bëhet auditimi i objekteve.

Shkollat që janë përfshirë në këtë program janë përzgjedhur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, mirëpo drejtori i Arsimit, Bernard Frrokaj, deklaroi se po bisedohet me Ministrinë e Arsimit që nga i njëjti program të mund të përfitojnë edhe shkolla të tjera të Gjakovës./radiogjakova/