.
Published On: Thu, May 8th, 2014

Projekti i Alpeve, kryetarët takohen sërish

Share This
Tags

takimi-alpetGjakovë- Në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të projektit të Alpeve Shqiptare, kryetarët e komunave të Dukagjinit e kanë zhvilluar takimin e radhës, i cili është mbajtur të mërkurën pasdite në Junik. Krahas kryetarëve të 5 komunave kosovare, në këtë takim morën pjesë edhe kryetarët e pjesës matanë kufirit, konkretisht kryetarët e bashkive të Bajram Curit, Krumës, dhe komunës Margegaj.

Gjithashtu në këtë takim i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, institucion i cili e menaxhon projektin e alpeve shqiptare, nga pala e shtetit shqiptar. Në këtë takim përfaqësuesit e komunave dhe bashkive të të dyja shteteve i kanë harmonizuar qëndrimet e tyre me qëndrimet e fondit shqiptar të zhvillimit, duke bërë kështu që për herë të parë Malësia e Gjakovës ta ketë një plan të përbashkët e konkret aksional.

Ndryshe, projekti për Alpet Shqiptare parasheh një zhvillim të gjithanshëm të strukturës malore, duke e përfshirë infrastrukturën, rrugët, ngritjen e kapaciteteve turistike, ndërtimin e eko–fshatrave turistik, krijimin e shtigjeve për turistë, krijimin e hartave të florës dhe faunës, prodhimtarisë së përbashkët bujqësore, e tjera./radiogjakova/