.
Published On: Sat, Nov 12th, 2016

Promovohet komedia filmike “Biznismeni”

Share This
Tags

“Biznismeni” – titullohet projekti më i ri artistik i doajenit të humorit në Kosovë, Sevdai Radogoshi, i cili kohëve të fundit është bërë laureat i çmimeve prestigjioze edhe në arenën ndërkombëtare. Një ditë para kësaj premiere, aktori dhe regjisori Sevdai Radogoshi, ka thënë se para adhuruesve të humorit por edhe satirës, do të sjellin një komedi filmike nga e përditshmja e jonë, ku në fokus do të jetë gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale, gjë e cila tek shikuesit do të vjen e punuar në mënyrë spontane dhe me një doze të madhe të humorit.

Radogoshi ka vequar faktin se kjo komedi ka mundësi të shndërrohet edhe një serial të mirë televiziv nisur nga tema që trajton si dhe shumësia e motiveve që ajo ka në brendi.

Pos Sevdai Radogoshit në rolin e regjisorit në këtë realizim filmik, paraqitët edhe Afrim Mula, ndërkohë që skenarin e ka përgatitur Shkumbin Radogoshi. Drejtor i Projektit është Skënder Gola. Premiera e Komedisë Filmike me titull “Biznismeni” shfaqët nesër mbrëma, te dielen, prej orës 19, në skenën e madhe të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.