Promovohet vepra “Thesari Kombëtar 3”

Shoqata shqiptare që funksionon në Suedi “Papa Klementi XI”, te henen mbrema, ka bërë promovimi e veprës “Thesari Kombëtar 3”, në të cilën janë përmbledhur krijime, intervista dhe aktivitete të shoqatës në shtetin Suedez. Fjalë përshëndetëse me këtë rast ka mbajtur kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka shprehur vlerësimin maksimal për aktivitetet krijuese e kombëtare të kësaj shoqate në Suedi.
Vlerësime positive për shoqatën por edhe për veprën e promovuar ka shfaqur edhe ministri në detyrë i diasporës Ibrahim Makolli, i cili ka thënë se me këtë vepër, po tregohet se qfarë aktiviteti masiv bëjënë shqiptarët e diasporës, të cilët edhe pse largë atdheut e mbajtë të gjallë traditën, kulturën dhe dashurinë për vendin e tyre. Në aspektin letrar, për këtë vepër kanë folur poetët Halil Haxhosaj dhe Engjell Berisha, të cilët kanë thënë se vepra është një punim i mirë i cili me stilin e të shkruarit dhe përshkrimin e aktiviteteve dhe situatave, e bën lexuesin për vete më tërë qenjen e tij.










