Propozimi, Teatri i Gjakovës të marrë emrin e Hadi Shehut
Teatri i Gjakovës po përgatitet që të festojë 40-vjetorin si teatër profesionist. Në mesin e shumë aktiviteteve që do të mbahen, do të propozohet edhe një emër për Teatrin e Gjakovës.
Drejtori i Drejtorisw së Kulturws, Meriton Ferizi ka thënë për Radio Gjakovën se do të propozohet që teatri i qytetit të marrë emrin e aktorit të madh, tashmë të ndjerë, Hadi Shehu.
Festimet për përvjetorin e Teatrit të Gjakovës do të mbahen në shtator, ndërsa në këtë muaj pritet edhe të merret vendimi nëse teatri do të marrë emrin e Hadi Shehut.
Për këtë duhet të votohet nga asambleistët në Komunën e Gjakovës./radiogjakova/