.
Published On: Mon, Jan 6th, 2014

Protestuesit kthejnë mbrapsht serbët që erdhen në Gjakovë (FOTO-VIDEO)

Share This
Tags

protesta-1Gjakovë- Dy autobusë me udhëtarë të nacionalitetit serb që kishin ardhur në Gjakovë për të të hyrë në kishen ortodokse me rastin e Krishtlindjeve janë kthyer mbrapsht pasi protestuesit nuk i kanë lejuar të futen.

Qytetarët e mbledhur kanë thyer edhe gordonin e sigurisë të krijuar nga Policia e Kosovës në momentin kur autobusët janë afruar pak metra nga hyrja e kishës. Protëstës i kanë prirë nënat e të pagjeturve nga Shoqata “Thirrjet e Nënave”.

Policia ka përdorur edhe gazin lotsjellës në momentin kur protestuesit deshen të kalojnë gordonin e krijuar nga trupat e tyre, ndërsa disa protestues kanë pretenduar se janë arrestuar disa familjarë të tyre edhe pse ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht.

Qytetarët vazhdimisht kanë brohoritur “Ktu osht Gjakova, ktu shkije s’ka”, “UÇK-UÇK”, “Shqipëri etnike” si dhe kanë kënduar këngën “Yjet e Gjakovës”.

Nuk raportohet ndonjë incident dhe as i ndonjë të lënduari. Pas largimit të autobusëve nënat bashkë me disa qytetarë tjerë kanë qëndruar pasi dyshuan se serbët mund të kthehen prapë. Në mesin e protestuesve janë parë edhe asmbleistët e Vetëvendosjes Arbërie Nagavci e Agon Batusha si dhe shumë aktivistë të këtij subjekti politik./RadioGjakova/

protesta-serbet