.
Published On: Fri, Dec 29th, 2017

Publikohen rezultatet e Olimpiadës së Matematikës

Share This
Tags

Olimpiada e Matematikës që u mbajt ditë më parë në shkollën “Yll Morina” ka publikuar rezultatet duke nxjerrë 8 nxënës fitues të cilët do të përfaqësojnë Gjakovën në Olimpiadën e Matematikës në nivel republike e që do të mbahet më 27 janar.

Për klasat e ta nënta në vendin e parë ka dalë Albi Macula i shkollës fillore “Fehmi Agani”, ndërsa në vendin e dytë Blod Kryeziu dhe në të tretin Aroma Sylhasi, që të dy nxënës të shkollës “Mazllum Këpuska”.

Për klasat e dhjeta, i pari doli Arlind Shefkiu, në të dytin Bujar Mehmeti, që të dy nxënës të kolegjit “Mehmet Akif”, ndërsa vend i tretë është ndarë mes Elita Cërmjanit nga Gjimnazi “Hajdar Dushi” dhe Artur Vllahiut të kolegjit “Mehmet Akif”.

Për klasat e 11-ta, Gjakova do të përfaqësohet me Jona Ndrecaj nxënëse e shkollës “Gjon Nikollë Kazazi”.

Sa i përket garës në nivel republike, nxënësit gjakovarë në dy vitet e fundit kanë treguar rezultate shumë të mira ku për një pikë nuk kanë arritur të përfshihen në pesëshen e parë, grup ky që më pas përgatitet nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e që përfaqëson vendin në gara ndërkombëtare.

Ndryshe, Olimpiada e Matematikës në Gjakovë u organizua nga Aktivi i Matematikës në bashkëpunim me Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës dhe nën përkujdesjen e Drejtorisë së Arsimit të Gjakovës./radiogjakova/