.
Published On: Fri, Feb 9th, 2018

Publikohet agjenda e Javës së Pavarësisë, ja aktivitetet

Share This
Tags

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka shpalosur programin e aktiviteteve kulturore e sportive që organizohen me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Aktivitetet kanë nisur të premten në mbrëmje për të vazhduar deri të shtunën e 17 Shkurtit.

Drejtoresha Saranda Hyseni tha se përkundër vështirësive në organizim për shkak të mungesës së mjeteve, ajo tha se beson që ia kanë dalë të organizojnë aktivitete gjithëpërfshirëse.

“Në këto aktivitete të gjithë mund ta gjejnë veten pasi janë të llojllojshme. Java e Pavarësisë është e mbushur me mbi 15 aktivitete të ndryshme, ndërsa më 17 Shkurt kemi axhendë të veçantë”, tha ajo.

Më 17 Shkurt në ora 12:00 do të organizohet koncerti festiv për fëmijë, ndërsa koncerti festiv qendror mbahet po atë ditë në ora 19:00 tek platoja në parkun e qytetit.

E shtuna e 10-vjetorit të pavarësisë nis me homazhe në varrezate dëshmorëve dhe amrtirëve, pastaj do të ketë një seancë solemne të Asamblesë, ndërsa do të ndizen qirinj për personat e  pagjetur./radiogjakova/