.
Published On: Sat, Aug 26th, 2017

Punësimi sezonal si mundësi për punëkërkuesit në Gjakovë

Share This
Tags

Në kuadër të përpjekjeve për krijimin e vendeve të reja të punës, Zyra Rajonale e Punësimit në Gjakovë, po i kushton vëmendje edhe punësimit sezonal.

Në pamundësi për të plotësuar kërkesat e shumta për punësim të rregullt, ka bërë përpjekje që edhe këtë vit të sigurojë punësim të përkohshëm, për një numër të konsiderueshëm të punëkërkuesve të regjistruar në zyrën e punësimit.

Kujtim Dula, drejtor i kësaj qendre, njoftoi për mundësitë e punësimit sezonal në punët e ditës në bujqësi.

Ndryshe, pas përfundimit të gjysmës së parë të këtij viti, në Zyrën Rajonale të Punësimit në Gjakovë, figurojnë të regjistruar 5 mijë e 167 punëkërkues aktiv./radiogjakova/