Qarkorja e qytetit, nisin procedurat e shpronësimit të tokës
Një tjetër projekt infrastrukturor i rëndësishëm për Gjakovën që do të financohet nga Ministria e Infrastrukturës është Qarkorja e qytetit.
Për këtë qëllim Ministria e Financave ka iniciuar procedurat e shpronësimit për ndërtimin e segmentit të parë të kësaj Qarkore.
Për këtë arsye Komuna do të mbajë një dëgjim publik lidhur me shpronësimin e përhershëm të ndërtimit të kësaj rruge me 80 persona fizik e juridik të cilët duhet të përfshihen në procesin e shpronësimit.
Ky dëgjimi publik në lidhje me shpronësimin e kërkuar te të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të komunës së Gjakovës do të mbahet me të martën e 17 prillit në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Gjakovës.
Segmenti i parë i Qarkores do të kalojë në 4 zona kadastrale dhe Komuna duhet të shpronësojë mbi 18 mijë e 600 metra katrorë tokë./radiogjakova/