Qeveria fal të gjitha borxhet deri më 31 dhjetor 2008
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për formimin e një komisioni, i cili do të shqyrtojë mundësinë për faljen e të gjitha borxheve që bizneset dhe qytetarët e Kosovës kanë ndaj institucioneve dhe ndaj ndërmarrjeve publike deri më 31 Dhjetor të vitit 2008.
“Viti 2008 është viti i ndryshimeve të mëdha kapitale që kanë ndodhur në Kosovë, pra është shpallja e pavarësisë, është Kushtetuta që është aprovuar si dhe viti kur ka nisur zbatimi i ligjeve të Kosovës. Konsiderojmë që është e nevojshme të kemi një fillim të ri, një shkëputje nga e kaluara dhe të merremi me të ardhmen”, ka thënë në këte takim ministri i Financave, Avdullah Hoti.
Sipas tij, komisioni do t’i bëjë vlerësimet për borxhet ndaj ATK-së, Doganës, tatimit në pronë, borxhet ndaj ndërmarrjeve publike në energji, ujë, mbeturina e ngrohje. Në afat prej një muaji Komisioni do të dalë para Qeverisë me propozimin për nivelin e borxheve dhe procedurat për legalizimin e këtij vendimi në instancat e duhura të Republikës Kosovës”, ka deklaruar Hoti./radiogjakova/