Qeveria, mbështetje OJQ-ve që trajtojnë viktimat e dhunës
Gjakovë- Përfaqësuesit e OJQ-ve të cilët mbështesin gratë të cilat kanë përjetuar dhunë në familje, kanë nënshkruar marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për mbështetjen financiare për këto organizata, nisur nga nevoja e identifikuar për përkrahje viktimave të dhunës familjare.
Si jemi informuar nga drejtoresha e Shtëpisë së Sigurt në Gjakovë, Sakibe Doli Dobruna, sipas kësaj marrëveshje, ministria do të mbështesë organizatat varësisht nga numri i klientëve, apo më saktësisht do të përfitoi mjete në lartësi prej 50 për qind të shpenzimeve të nevojshme për trajtimin adekuat të një klienti.
Nisur nga fakti se Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk ka mjete të parapara për këtë qëllim, kjo marrëveshte është e bazuar në vendimin e mëparshëm të kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi, për krijimin e një linje buxhetore në vlerë prej 150 mijë euro që ju dedikohet strehimoreve dhe programeve të strehimit dhe ri-integrimit në mbarë Republikën e Kosovës gjë e cila është cilësuar si shumë e rëndësishme për të gjitha strehimoret e Kosovës qe mbështesin viktimat e dhunës në familje dhe ato të dhunës në baza gjinore.
Sipas Znj. Doli-Dobruna një marrëveshje e tillë i motivon punonjësit në këto institucione si dhe iu shton shpresat e qindra grave dhe fëmijëve qe kërkojnë ndihmën për t’u mbrojtur nga dhuna në familje/radiogjakova/










