.
Published On: Sat, Jan 4th, 2014

QKMF-ja pa energji elektrike, shkak zjarri

Share This
Tags

spital-shtratGjakovë- Për shkak të një zjarri që ka përfshirë njehsorin kryesor të energjisë elektrike, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjakovë ka mbetur pa energji elektrike tash e dy ditë, duke krijuar kështu probleme të shumta në mbarëvajtjen e punëve në këtë qendër.

Siç ka bërë të ditur drejtoresha e QKMF-së Violeta Xërxa – Thaçi, zjarri është vërejtur nga punëtori i sigurimit, i cili edhe ka ndërhyrë në ndaljen e tij, që rrjedhimisht ka rrezikuar të përfshijë tërë objektin. Menjëherë pas kësaj, drejtoresha thotë ta ketë njoftuar Policinë e Kosovës, distriktin e KEDS-it dhe zyrtarët komunal, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me këtë rast, policia ka filluar hetimet, por deri më tash ende nuk ka ndonjë informacion mbi shkaktarin e këtij zjarri. Nga ana tjetër, me kërkesë të kryetares Mimoza Kusari – Lila, është formuar një komision për verifikimin e avarisë dhe pritet që së shpejti të merren vesh arsyet e vërteta të kësaj situate, konkretisht të kuptohet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo i rastësishëm./RadioGjakova/