QKMF pranon donacion prej 10 mijë eurosh
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjakovë pranoi të martën donacion me pajisje mjekësore nga kompania “Ipko” në vlerë prej 10 mijë eurosh.
Pranim-dorëzimi i këtyre pajisjeve është bërë me nënshkrimin e një memorandumi në mes të përfaqësuesit të kësaj kompanie, Arianit Duraku dhe nënkryetarit të komunës, Ramadan Hoti.
Duraku tha se ky donacion për shëndetësinë primare po bëhet falë bashkëpunimit të mirë që ata kanë me Komunën e Gjakovës.
Nënkryetari i Gjakovës, Ramadan Hoti, u shpreh falënderues ndaj kësaj ndihme, duke uruar që të tilla bashkëpunime që ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët të ketë edhe në të ardhmen.
Këto pajisje mjeteve të ndryshme, të nevojshme dhe mjaft të domosdoshme për sektorin e shëndetit primar në komunën e Gjakovës do të shpërndahen në reparte të ndryshme të QKMF-së, por më së shumti në sektorin e urgjencës.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Kujtim Zarari tha se në këtë qendër mjekësore, ka gjithmonë nevojë për donacione të tilla, pasi kërkesat për shëndetin primar janë të mëdha./radiogjakova/