.
Published On: Wed, Jan 22nd, 2014

QKMF zgjeron shërbimet

Share This
Tags

spital-shtratGjakovë- Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjakovë njoftohet se shërbimet e nevojshme shëndetësore  për qytetarët e komunës sonë, aktualisht janë duke u ofruar në të gjitha QMF-të.

Ndërkaq, nga e marta është ne funksion edhe laboratori biokimik dhe hematologjik i cili e ka filluar punën ne kuadër të objektit të Qendrës së Mjeksisë Familjare “Ereniku” që ndodhet në afërsi të garazhës së autobusëve.

Këtu njëkohësisht bëhet edhe shpërndarja e insulinës si dhe ofrohen të gjitha shërbimet tjera te mjekësisë familjare dhe stomatologjike. Po ashtu në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Orize, krahas shërbimeve tjera të zakonshme vepron edhe ndjesia urgjente gjatë 24 orëve si dhe kujdestaria për mjekësinë familjare dhe stomatologjia, të cilat punojnë edhe gjate vikendeve dhe festave.

Shërbimet e vaksinimit ofrohen në Qendrën e Vaksinimit në kuadër te objektit te Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, por me orar të shkurtuar nga ora 8:00 deri në orën 16:00./radiogjakova/