.
Published On: Thu, Jul 17th, 2014

Qytetarët ankohen për ndotje akustike gjatë orëve të vona të natës

Share This
Tags
 gjakova-
Sezoni verorë ka shtuar numrin e ahengjeve dhe organizimeve të ndryshme në restorantet dhe objektet hoteliere të Gjakovës, ndërkohë që këto ditë vere shumë prej tyre veprimtarinë e zhvillojnë në ambiente të hapura. Mirëpo, ajo që shqetëson qytetarët dhe banorët të cilët banojnë për rreth këtyre objekteve, është niveli i lartë i muzikës i cili rëndom vazhdon deri në orët e vona të natës.
Qytetarët me të drejtë ankohen se ndotja akustike gjatë natës është bërë pengesë serioze për shumë familje të cilat nuk kanë qetësi deri në orët e vona të natës. Lidhur me këtë kërkohët respektimi i orarit të punës të objekteve hoteliere të hapura si dhe nivelit të volumit të lejuar të  muzikës, meqë një gjë e till është përcaktuar me rregullorën komunale.
Si jemi njohtuar nga Mentor Sylmetaj, drejtor i Drejtorisë komunale për Punë Inspektuese në Gjakovë, së shpejti kjo drejtori do të paiset me aparatura përkatëse për matjën e sakt nivelit të akustikës, pas të cilës gjë do të  pason   marrja e masave përkatëse në këtë drejtim.