“Radoniqi” apel qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin!
Në vapën e madhe që është rikthyer, furnizimi me ujë të pijes nga ana e KRU “Radoniqi” është i rregullt dhe me kapacitete 500 litra në sekondë.
Mirëpo, për shkak të konsumimit tej mase dhe keqpërdorimit, disa zona dhe shumëkatëshe në periudha të ndryshme mund të mbesin pa ujë.
Kaltrina Rudi, zëdhenëse e kompanisë theksoi përpjepjekt që po bëhen për furnizim të rregullt me ujë të pijes.
Rudi tha se liqeni i Radoniqit wshtw pwrplot, por kjo nuk do tw thotw se uji duhet tw keqpwrdoret.
“Uji i pijes nuk duhet të shfytëzohet për ujitje të arave, larje të automjeteve dhe pastrim të rrugëve dhe trotuareve sepse ka konsumatorë që për shkak të keqpërdorimit nuk kanë ujë as për pije dhe nevoja elementare higjenike. Lusim konsumatorët që ta kursejnë ujin gjatë ditëve të nxehta”, u shpreh Rudi.
Sipas saj, “Radoniqi” po ndërmerr aksione të vazhdueshme për parandalimin e keqpërdoruesve të ujit të pijes dhe njëkohësisht apelon për kursim dhe shfrytëzim racional./radiogjakova/