.
Published On: Mon, Jan 5th, 2015

Rahoveci s’e do Gjakovën, kërkon të futet nën Prizren

Share This
Tags

rahoveciKK i Rahovecit me një vonesë prej 2 vjetësh e ka shqyrtuar kalimin e shumicës së institucioneve komunale, nga rajoni i Prizrenit nën rajonin e Gjakovës, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilltarët komunalë të premten unanimisht e kanë kundërshtuar këtë dhe kanë kërkuar nisjen e procedurave për rikthimin nën rajonin e Prizrenit.

Këshilltarja nga radhët e AAK-së në KK, Florie Boshnjaku, konsideron se tash është çdo gjë vonë, për arsye se Komunës së Gjakovës i janë bashkangjitur Gjykata dhe shumë institucione të tjera, kurse tabelat e regjistrimit të automjeteve janë të fundit që pritet të bëhen.

Sipas saj,të gjitha kompetencat kanë kaluar në heshtje, sepse nuk kemi reaguar me kohë.

Nahit Elshani, kryesues i KK-së nga radhët e LDK-së, propozoi të formohet një komision apo të bëhet një kërkesë nga anëtarët e KK-së, të cilët do t’ia adresonin organeve qendrore që të niste procedurat e rikthimit të institucioneve nga rajoni i Gjakovës në atë të Prizrenit./koha/