.
Published On: Thu, Nov 21st, 2013

Reagon AAK: AKR-ja dhe Shasivari po bëjnë komedi

Share This
Tags

aak-logoGjakovë- Zyra për Informim e AAK-së ka thyer heshtjen pas konferencës së aktores Elida Shasivari e cila ka akuzuar kryetarin Lekaj për kërcënim verbal.

Kjo parti ka thënë se ky veprim është një tjetër lojë e partisë rivale, asaj të AKR-së e cila bashkë me Shasivarin po bëjnë komedinë e rradhës. Ne po jua sjellim të plotë reagimin e AAK-së.

“Në fushatën komike të AKR-së që po bën çdo ditë po shihet qartë që ngjyrën komike dhe sarkazmin ia jep komediania Elida Shasivari që në këto deklarata vërtetë qesharake mundohet të tërheq vëmendje sepse disfata po i troket në derë AKR-së, në vend që t’i jetë mirënjohëse Kryetarit Lekaj për mbështetjen e pakursyer që ka pasur në vazhdimësi znj. Shasivari.

“Zonja Shasivari nuk është në dinjitetin e një femre spekulimi dhe shpifja. Neve do t’i respektojmë të gjitha masat ligjore që përmban kontrata juaj e punës e të cilën shpeshherë e keni shkelur duke e neglizhuar orarin zyrtar të punës.

“Thjesht kam kërkuar përgjegjësi për punën dhe orarin që nuk po e respektoni, këtë kohë të përgjegjësive tua në punë e shfrytëzoni për fushatë. Ne nuk bëjmë ndëshkime për ata që punojnë drejtë”, thuhet në reagimin e Zyrës për Informim të AAK-së./radiogjakova/