.
Published On: Wed, Feb 26th, 2014

Reagon Etor Hoxha: Mediet shtrembëruan faktet

Share This
Tags

mimoza-drejtoratGjakovë- Pas dorëheqjes së tij nga posti i drejtorit të Drejtorisë të Shërbimeve  Publike, Etor Hoxha, përmes një shkrimi drejtuar medieve, ka reaguar ndaj apostrofimit të emrit të tij,  në mënyrë që , si ka theksuar ai, të  sqarohet para qytetareve të Komunës së Gjakovës  në lidhje me dorëheqjen e tij.

Në nismë të këtij reagimi ish drejtori Hoxha, potencon se  “nuk ka të bëjë absolutisht asgjë me këto fatura as unë si Etor e as si drejtori dhe nuk e kam  idenë  se për çfarë fatura bëhet fjalë”. Sa i përket trajtimit të dorëheqjes së tij në media, ish drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Hoxha, ka shkruar se edhe pse ka pasur mjaftueshëm medie prezente me rastin e dorëheqjes në mbledhjen e Bordit të Drejtoreve, disa nga këto medie kane shtrembëruar faktet, me ose pa qëllim, duke eliminuar fjalët si, mos përputhje mendimesh, mos koordinim dhe harmonizim, dëm politik e jo ligjor, etj.

Ndryshe, Radio Gjakova, në raportin nga mbledhja e Bordit të Drejtorëve, ka emetuar tonikisht deklaratën e Etor Hoxhës me rastin e dorëheqjes si dhe të kryetares së komunës Mimoza Kusari Lila, nga Mbledhja e Bordit ekzekutiv.