Renovohet objekti “Mejtepi Ruzhdie” për shkollë të artit figurativ
Objekti i Mejtepit Ruzhdie i cili do të rinovohet me fondet e organizatës qeveritare turke TIKA, pritet të bëhet shkollë e mesme e artit figurativ. Në komunën e Gjakovës ka kohë që kanë nisur përgatitjet për këtë qëllim, e cila ka qenë edhe si kërkesë e shumë personaliteteve të artit në komunën e Gjakovës. Vite
më parë një grup i artistëve të artit figurative kanë kërkuar hapjen e një shkolle të artit në Gjakovë, duke pasur parasysh se në komunën e Gjakovës ka kuadro të mjaftueshëm për hapjen e një dege të tillë. Por edhe për faktin se ndër qytetet e Kosovës që spikatet me një traditë në artin figurativ si dhe me artin në përgjithësi, shumë nga pishtarë e nismëtarë të artit figurativ, të zhvillimit të tij si dhe arsimimit në mbarë Kosovën i atribuohen Gjakoves. Dhe këto fakte po ndikojnë që komuna e Gjakovës të punoj në hapjen e një shkolle të tillë. Sipas drejtorit për Kulturë Meriton Ferizi së bashku me Drejtorinë e Arsimit dhe ekspert të artit figurative tashmë është bërë një plan që kjo ide të bëhet realitet. Sipas Ferizit, komuna ka kryer punën e saj dhe destinimi tashmë dihet që do të jetë shkollë e artit figurativ .