Reshjet e shiut vështirësojnë punën këmbësorëve në disa rrugë
Gjakovë- Hyrje-daljet e Gjakovës jo vetëm që janë bërë të bezdisshme për trafikun e dendur dhe pritjet, këtyre ditëve ato janë bërë vështirë të kalueshme për shkak të reshjeve të shiut.
Dalja për Prizren, përkatësisht Ura e Llukacit, sikurse edhe para urës në anën tjetër të daljes nga qyteti për Prishtinë ku janë mbyllur kanalet kulluese, sa herë bie shi bëhet e pakalueshme për këmbësorët, të cilëve në këto pjesë u mungon edhe trotuari.
Banorët e këtyre zonave të qytetit e më së shumti nxënësit që kalojnë çdo ditë, kur mblidhet uji heqin të “zitë e ullirit” për ta kaluar urën. Këtë shqetësim e kanë ngrit edhe këshilltarët komunal në mbledhjen e kaluar, duke kërkuar që kjo gjendje të tejkalohet dhe sipas tyre kjo bëhet me pak punë e pak para./radiogjakova/










