Revolucioni digjital në Gjakovë fillon me “Fiberlink”-un
Gjakovë- Një kompani e re e ngritur nga ekspertë me përvojë shumëvjeçare në lëminë e telekomunikimeve dhe nga të rinj me ide inovative dhe e cila ofron një qasje të re në tregun kosovar të telekomunikimeve përmes teknologjisë më të avancuar “Fibri Optik Në Shtëpi” ose në gjuhën angleze e njohur si “Fiber To The Home” ka mbërritur edhe në Gjakovë.
Kjo është kompania “Fiberlink” e cila përmes një rrjeti optik të dizajnuar në bazë të standardeve më të larta dhe i bazuar në produktet e prodhuesve më të njohur botëror, do të sjell në shtëpitë e gjakovarëve shërbime të nivelit më të lartë.
Sipas menaxherit të “Fiberlink”-ut në Gjakovë, Labinot Rudi tek secili klient do të instalohet fibri optik dhe pajisjet që mundësojnë shpërndarjen e shërbimeve të bazuar në IP në çdo shtëpi.
“Ne synojmë dhe jemi të përkushtuar të ofrojmë zgjidhje cilësore dhe me vlera shumë të larta duke integruar pajisjet më të reja dhe shërbimet më inovative në tregun telekomunikues. Duke ulur koston totale të shërbimeve që ofrojmë dhe duke shtuar kujdesin ndaj konsumatorit”, u shpreh Rudi.
Sipas tij, disa nga përparësitë e kësaj teknologjie që përfaqëson “Fiberlink” janë interneti më i shpejtë, kanalet televizive të kulitetit më të lartë (HD), internet në televiziorin e çdo klienti, shërbime të telefonisë VoIP dhe POTS, teknologji që kursen energjinë elektrike dhe siguri më të lartë informative.
“Interneti është më i shpejt, më i qëndrueshëm dhe më i besueshëm në Gjakovë. Me shpejtësi të dyanshme sikur në shkarkim edhe në ngarkim apo që njihet ne terma si “download” dhe “upload”, me pako që fillojnë nga 10 deri në 100 Mbp”.
“Fiberlink” ofron edhe shërbimin e avancuar IPTV që përfaqëson platformën më të avancuar dhe më bashkohore televizive në vendin tonë. Kjo platformë përveç shumë kanaleve me programacion të pasur dhe kualitet të lartë të figures ka të integruar edhe disa aplikacione tjera.
“Ne ju mundësojnë të shfletoni internetin në televiziorin tuaj, video të ndryshme në “YouTube”, karaoke, radio, informacione të rëndësishme për qytetin tonë, regjistrimin e programeve tuaja të preferuara, shikimin e videove të ndryshme sipas kërkesës suaj dhe shumë çka tjetër dhe të gjitha këto pavarësisht nëse keni televizior të vjetër apo i ri”, sqaron më tej menaxheri i “Fiberlink” në Gjakovë.
Ai tha se ka edhe një shërbim të kombinuar të internetit dhe IPTV-së e që do jetë i standardeve më të larta dhe me çmimet më të arsyeshme në tregun tonë. Rudi ka njoftuar se “Fiberlink” për të interesuarit ka një ofertë promocionale që zgjat deri më 31 dhejtor të këtij viti.
Sipas Rudit, “Fiberlink” dhe Radio Gjakova kane filluar bashkepunimin dhe se shpeji pritet qe per degjuesit dhe abonentet e kesaj platforme te sjellin risi tjera, ndersa momentalisht Radio Gjakova dhe emisionet e saj me te mira mund te degjohen permes ketij rrjeti./radiogjakova/