Ri-shpallet konkursi për drejtor të muzeut
Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil në Kuvendin Komunal të Gjakovës, nuk ka arritur të zgjedhë kandidatin për pozitën udhëheqëse të Muzeut në komunën e Gjakovës.
Si bëhet e ditur, për postin e drejtorit të muzeut kishin aplikuar shtatë kandidatë të profileve të ndryshme, ndërkohë që pas shqyrtimit nga ana e komisionit përkatës, nuk është arritur të identifikohen së paku tre kandidatë adekuat të cilët i kanë plotësuar kushtet e konkursit për përfshirje në listën e ngushtë.
Bazuar në nenin 29, të Rregullores përkatëse për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, komisioni ka vendosur që të rishpall konkursin për pozitën e drejtorit të muzeut në Gjakovë. Sipas ligjit, pas ri-shpalljes së konkursit për këtë vend të punës, Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil bën përzgjedhjen edhe nëse ka më pak se tre kandidatë adekuat për listë të ngushtë./radiogjakova/