Rifillojnë punimet për ndërtimin e fontanës
Punimet në ndërtimin e fontanës në parkun kryesor të qytetit kanë rifilluar këtë javë.
Sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, pritet që në javën e ardhshme ato të përfundojnë.
Ndonëse po bëhet një vit që kur kanë nisur punimet, finalizimi i saj nuk është bërë me gjithë deklaratat e përfaqësuesve të Komunës së Gjakovës që ky projekt do të realizohej verën e kaluar.
Sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, tash po punohet në rregullimin e infrastrukturës përcjellëse për ta vënë në funksion fontanën e shumëpritur, ndërkohë që zvarritja e këtij projekti është bërë për shkak të defekteve në projektim, e të cilat tashmë janë eliminuar.
Fontana është pjesë e një projekti të madh për rindërtimin e parkut në qendër të qytetit, por që për momentin do të përmbyllet vetëm me finalizimin e saj./radiogjakova/