Rikthehet “Lira”
Pas 14 vitesh pauzë riorganizohet Kori i Grave “Lira” në Gjakovë për të vazhduar aktivitetin në fushën e artit muzikor.
Kori ishte formuar në vitin 2000 në Gjakovë me iniciativen e udhëheqëses së këtij kori Valire Buza, i cili për afro tri vite sa ishte aktiv kishte prezantime të suksesshme në skenat muzikore.
Lajmin për Radio Gjakovën rreth riorganizimit për të vazhduar me prova të rregullta e ka dhënë profesoresha e muzikës përkatësisht themeluesja e korit, Valire Buza.
Ajo ka shtuar se takimi parë me të gjitha anëtaret të cilat dikur kanë qenë pjesë e korit “Lira” por edhe gra dhe vajza të tjera të interesuara per t’iu bashkangjitur këtij kori, është paraparë të mbahet të martën./radiogjakova/