.
Published On: Mon, Jan 23rd, 2017

Rishikohet edhe një herë dokumenti i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për projektin “Gjakova mike për fëmijë”

Share This
Tags

Në kuadër të përpjekjeve për përfundimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit lidhur me projektin “ Gjakova mike për fëmijë” i cili në fokus ka promovimin e të drejtave të fëmijëve, nga sot e për tre ditë me radhë, zyrtarët komunal në Gjakovë, në Boge, do të trajtojnë dokumentin para final për hartimin e të cilit është punuar për një vit e gjysmë. Bëhet fjalë për një koncept i cili është i mbështetur nga UNICEF-i dhe është dëshmuar në shumë komuna në botë, ndërkohë që për herën e parë në Kosovë pritet të instalohet si sistem në komunën e Gjakovës, nisur edhe nga fakti se Kushtetuta e Republikës së Kosovës i njehë parimet e Konventës të të Drejtave të Fëmijëve. Ky projekt gjithashtu ndërlidhet me zhvillimin e të drejtave të fëmijëve në të ardhmen dhe gjithashtu në përmirësimin e jetesës së fëmijëve në komunën e Gjakovës.

Si jemi njoftuar nga Armend Vokshi, anëtar i Qeverisë Komunale në Gjakovë, gjatë tre ditëve të kësaj punëtorie, do të rishikohet edhe një herë dokumenti i strategjisë dhe do të përcaktohen aktivitetet e parapara, ndërkohë që në përfundim, pritet të prezantohet Drafti i kësaj strategjie si dhe të nxjerrën përfundimet përkatësisht udhëzimet për procesin më tutje. Sipas Vokshit, pëlqimin për këtë rregullore, tashmë e ka dhënë edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ndërkohë që para miratimit të rregullores në fjalë, komuna e Gjakovës, muajin e ardhshëm, do të organizoi një debat publik me qytetarë, në të cilin ata mundë të japin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre. Pas debatit publik, Rregullorja për

Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, do të shqyrtohet për aprovim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Gjakovës.