Rregullohet parku me sipërfaqe afër 15 ari
Në kuadër të përpjekjeve për të krijuar ambientë më të mire, përkatësisht oaza të gjelbëruara, në brëndi të qytetit në Gjakovës, në rrugën “Besim
Bishtrazhini”, ka nisur projekti për rregullimin e hapsirës publike. Si jemi njohtuar nga Shkumbin Kastrati, drejtor i Drejtorisë komunale të Shërbimeve Publike, bëhët fjalë për projektin e parkut në një sipërfaqe prej afër 15 ari, në kuadër të të cilit do të ndërtohën edhe stazat për këmbësor, ndriqimi public, shportat e mbeturinave, të gjitha këto të shoqëruara me gjelbërimin dhe ulëset përkatëse. Vlera e këtij projekti bashkfinancuar mes Komunes se Gjakoves dhe projektit DEMOS është 12 mijë euro, ndërkohë që realizim i tij pritet të përfundoi në fund të këtij muaji. Kur është fjala tek projektet në vazhdim, sipas drejtorit Kastrati, së shpejti pritet të nisë vazhdimi i punimeve në fshatin Skivjan, projekt ky i cili është në fazën e prokurimit.










