.
Published On: Wed, Jul 16th, 2014

Rrënohen objektet e vjetra buzë rrugës “UÇK” – Lirohen hapësirat për këmbësorë dhe gjelbrim

Share This
Tags
 gjakova-xen-rexha
Brenda pak ditësh pritet të fillojë puna për rrënimin të gjitha objekteve që gjenden në parkun qëndror të qytetit, buzë rrugës “UÇK”, që nga Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” e deri tek rrethrrotullimi në dalje të qytetit, drejtimi për Prishtinë.
Sipas një vendimi të komunës së Gjakovës, ky rrënim do të bëhet me arsyetimin që përskaj kësa rruge të ndërtohen trotuarët që do të jenë në shërbim të qytetarëve, e në tën jejten kohë edhe të funksionalizohet parku apo ish–kazemra e ushtrisë Jugosllave.
Lidhur me këtë, kryetarja e komunës Mimoza Kusari–Lila, ka thënë me këtë rast se qëllimi kryesor ëashtë funksionalizimi i kësaj pjese, e cila do të kthehet në një ambient pushimi dhe reklreacioni për qytetarët e komunës së Gjakovës.
Kusari–Lila gjithashtu ka bërë të ditur se komuna do ta repsketojë pjesen dërmuese të planit rregullues ekzistues, por nga ky plan do ta përjashtojë ndërtimin e objekteve të larta, duke bërë kështu që kjo pjesë të mbetet vetëm ambient i gjelbërt dhe të kthehet në mushkëritë e qytetit. E për këtë, Kusari–Lila ka thënë se do të punohet në faza, duke filluar që në këtë vit me rregullimin dhe gjelbërimit të hapësirës.