Rreth 220 mijë euro investime në bujqësi
Komuna e Gjakovës përmbyll këtë vit ciklin dhe procesin e investimeve në sektorin bujqësor me investime prej 220 mijë euro duke mbështetur rreth 100 fermerë teknik mjelëse të qumështit.
Në ceremoninë e ndarjes së makinave mjelëse të qumështit për fermerët e 5 zonave të komunës së Gjakovës, ishte prezente edhe kryetarja e komunës Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka thënë se ndihet e lumtur që po arrin të ndihmojë fermerët përmes buxhetit komunal.
Kusari-Lila ka thënë se sektori i bujqësisë do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga komuna, dhe në vitin e ardhshëm shuma e subvencioneve do të dyfishohet. “Komuna do të angazhohet që infrastruktura bujqësore të ngritet deri në 70 %, gjithmonë duke bashkëpunuar edhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministrinë e Bujqësisë dhe me donatorët e ndryshëm. Me këtë do të ketë edhe ngritje të kualitetit e kredibilitetit të prodhimeve tona”, ka thënë ajo.
Kryetarja e Komunës gjatë ditës së mërkure me bashkëpunëtore ka vizituar edhe qendrën grumbulluese të qumështit në fshatin “Bec”, më saktë Shoqatën e fermerëve “ Dushkaja”. Kryetarja Kusari-Lila, në këtë vizitë është njoftuar për punën dhe angazhimin e fermerë në të gjitha proceset e prodhimin të qumështit deri në plasman për prodhimin e produktivë në kompanitë prodhuese të Kosovës./radiogjakova/