Rreth 23 mijë nxënës marrin pushimet dimërore
Gjakovë- Rreth 23 mijë nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe te mesme të komunës së Gjakovës të cilët i përfunduan të premten mësimet në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti shkollorë, prej të shtunës (sot) e kanë filluar pushimin e rregullt dy javorë të dimrit.
Ky pushim do të jetë i mirëseardhur si për nxënësit, të cilët do t’i shmangen për një kohë të shkurtër ditëve të ftohta të dimrit, duke pushuar dhe njëkohësisht duke u përgatitur sa më mirë për fazën përfundimtare të gjysmëvjetorit të dytë, ashtu edhe për stafin menagjues të shkollave, për t’i përgatitur sa më mirë objektet dhe lokalet shkollore, të cilat nxënësve do t`ju ofrojnë ambiente të pastra, të rregulluara dhe të ngrohta, në vazhdimin e fazës së dytë të mësimeve të këtij viti shkollorë.
Beteja e diturisë në gjysmëvjetorin e dytë do të fillojë në javën e parë të vitit të ri, përkatësisht më 6 janar./radiogjakova/