.
Published On: Thu, Aug 7th, 2014

Rreth 470 mijë € për objektin e ri të QAP-ës

Share This
Tags

mimoza-qapMe investimet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në shumë prej 468 mijë euro dhe me ndarjen e truallit nga Komuna e Gjakovës, kanë nisur punimet në ndërtimin e objektit të ri të Qendrës për Aftësim Profesional.

Me rastin e vënies së gurthemelit, kryetarja Mimoza Kusari Lila është shprehur se me këtë investim institucional, Gjakova do të kthehet në primatin e saj të zhvillimit industrial dhe ekonomik, pasi nga kjo qendër rajonale aftësuese do të dalin profesionistë të duhur për nevojat e tregut në Kosovë. Kjo qendër, ka pohuar më tej kryetarja Mimoza Kusari Lila, nuk është dhe nuk do të jetë e vetmja e cila do të punojë dhe investojë për krijimin e perspektivës dhe se Komuna shprehet e gatshme për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Pasi nga kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila janë shprehur falënderimet për këtë investim, fjalë rasti mbajti edhe zëvendësministri, Fatmir Shurdhaj, i cili ka thënë se “Gjakova ka pasur shumë nevojë për këtë qendër të re dhe se me këtë investim do të bëhet qendra më e madhe, ku do të ketë mbi 2000 metra katrorë”.

Zëvendësministri Fatmir Shurdhaj ka thënë se do të investohet edhe në inventarizim dhe laboratorë. Në emër të Qendrës për Aftësim Profesional, për ndërtimin e objektit të ri ka falënderuar drejtori Shaban Laha, i cili ka bërë të ditur se do të hapen edhe drejtime të reja.