.
Published On: Tue, Feb 13th, 2018

Rriten rastet e shmangies së tarifave doganore

Share This
Tags

Gjatë vitit 2017 në vijën e gjelbër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” me seli në Gjakovë është rritur tentimi për t’ju shmangur në mënyrë të paligjshme tarifave të obligueshme doganore.

Sipas drejtorit, Faton Alija, gjatë vitit të kaluar zyrtarët policorë kanë identifikuar 35 raste të tilla, ndërkohë që një vit më parë kanë qenë 31.

Kur është fjala tek rastet e ndryshme të agjencive të tjera, gjatë vitit të kaluar janë identifikuar 87 raste të vjedhjeve dhe dëmtime të rënda të pyjeve, pastaj në 17 raste policia në bashkëpunim me doganierët kanë evidentuar tentime për tregti të ndaluar si dhe 4 raste të shmangies së tatimit.

Në anën tjetër kur është fjala tek tentimet për shmangie nga kontrolli doganor, gjatë vitit 2017 janë zbuluar 5 raste të tilla.

Marrë në përgjithësi gjatë vitit 2017, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” kanë qenë gjithsej 159 raste të agjencive të tjera, si dogana, inspektorati  e të tjera, 20 më pak se një vit më parë./radiogjakova/