.
Published On: Tue, Feb 21st, 2017

Rritet numri i familjeve skamnore

Share This
Tags

Nisur nga gjëndja e vështirë ekonomike dhe sociale, në komunën e Gjakovës po rritet numri i familjeve të cilat kanë nevojë për ndihma elementare, duke nisur nga ushqimi e më tutje. Duke folur për grumbullimin e fundit të ndihmave gjatë muajve të solidaritetit, sekretarja e Kryqit të Kuq të Kosovës-dega në Gjakovë, Fllanza Bakija-Lama, për Radio Gjakovën ka thenë se, fatëkeqësisht numri i familjeve me varfëri të skajshme është shumë i madh dhe sa vjenë e shtohen, ndërkohë që sipas saj, këte situatë e ka rënduar edhe kthimi i refugjatëve nga shtetet e ndryshme të Evropës.

Ndryshe, numri i madh i familjeve të cilat kërkojnë ndihmë tek Organizata e Kryqit të Kuq në Gjakovë, ka reflektuar pozitivisht tek qytetarët e komunës, meqë është duke e rritur edhe numri i atyre të cilët solidarizohën me më të varfurit duke sjellë ndihma të ndryshme. Bakija – Lama, ka stuar se mjafton edhe një liter vaj, qumsht, nje kilogram sheqer apo krip, për tu bërë pjesë e këtij solidariteti me të varfërit.