.
Published On: Mon, Dec 19th, 2016

Rritet numri i pacienteve nga përhapja e virusit stinor

Share This
Tags

Vazhdon përhapja e virusit që po shkakton probleme shëndetësore tek një numër i madh i bashkëqytetarëve. Gripi stinor është një infeksion akut viral respirator i shkaktuar nga viruset e gripit stinor. Mjeket thonë se çdo grip stinor përhapet nga viruse të ndryshme të tij dhe prek njerëz të ndryshëm në bazë të aftësisë së trupit të tyre për të luftuar infeksionin. Gjendja gripoze sezonale karakterizohet nga temperatura e lartë, kolla, zakonisht e thatë, dhembje koke, muskujsh, rrjedhje të hundëve etj. Shpeshherë personat e prekur nga kjo gjendje kanë ethe,dhe brenda një jave kanë probleme në rast se nuk marrin mjekimin e nevojshëm. Edhe kjo fundjavë ka kaluar me numër në rritje të pacientëve që kërkojnë ndihmën mjekësore nga ftohjet sezonale gripoze. Sipas drejtoreshes Violeta Xërxa Thaqi, vetëm të shtunën dhe të dielen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare nga ora 7 e mëngjesit e deri në mesantë ka pasur mbi 850 pacientë që u janë drejtuar mantelbardhëve për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkaq shërbimi në njësinë urgjente për dy ditët e pushimit ka ofruar shërbime mjekësore për 145 pacientë të tjerë. Mjeket porosisin pacientet qe ne keto raste të pushohet më shumë dhe të zgjidhen ambinete të ajrosura dhe të ngrohta, të përdoren më shumë lëngje dhe çajra. Kurse t’iu shmangen ambienteve te frekuentuara nga shume njerëz.

Megjithë numrin e madh të të prekurve nga këto ftohje sezonale me simptoma gripi, nuk ka një vlerësim se tek ne ka grip. Në Institutin e Shëndetit Publik në Gjakovë, doktoresha Afërdita Bicurri tha se analizat e sëmundjes së gripit nuk punohen në Instituin e Gjakovës, por këto i bënë Qendra Kombëtare e Shëndetit Publik të Kosovës në Prishtinë.