.
Published On: Tue, Feb 24th, 2015

Rryma e shtrenjtë, njehësorët e KEDS-it bëjnë matjen “dallash”

Share This
Tags

keds-Një tip i njehsorëve elektrikë të montuar nga KEDS-i, prodhim i kompanisë gjermane “Kohler”, ka rezultuar me matje jo të sakta të shpenzimit të energjisë elektrike. Pas verifikimit në laboratorët ndërkombëtarë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vendosur që të tërheqë licencën për këta njehsorë. Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e KEDS-it.

Zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra, ka thënë se me vendim të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë do të tërhiqet licenca për këta njehsorë. Ndryshe, radhët e konsumatorëve pranë sporteleve të KEDS-it në pritje për të bërë ankesë në lidhje me çmimin e lartë të faturave janë të gjata. Madje dyshimet kryesore ata i hedhin tek njehsorët elektrikë.

Drejtuesit e organizatës “Konsumatori” kanë thënë se mungesa e mekanizmave shtetërorë ndaj KEDS-it, i ka dhënë hapësirë kësaj kompanie që të manipulojë me konsumatorët. Aktualisht llogaritet se rreth 25 mijë konsumatorë janë të pajisur me njehsorët elektrikë të tipit “Kohler”./radiogjakova/