.
Published On: Mon, Apr 3rd, 2017

Ruzhdi Bakalli nderohet me çmimin “Shërbimi mbi Vetveten”

Share This
Tags

Ruzhdi Bakalli u nderua me çmimin “Shërbimi mbi Vetveten” nga Rotari Ndërkombëtar. Me këtë çmim më të lartë nga nga Bordi i Drejtorëve të Rotarit Ndërkombëtar, Ruzhdi Bakalli nderohet me motivacionin: Për përkushtimin e tij si rotarian për të ndihmuar të tjerët duke dhuruar vullnetarisht kohën dhe eksperiencën që vërtetë e mishërojnë me moton e Rotarit “Shërbimi Mbi Vetëveten”.

Publikimi zyrtar i çmimit për z. Bakalli, në emër të Kryetarit RN, John Germ, u bë nga Nënkryetarja e RN, Jennifer Jones dhe nga Kryetari i kaluar i RN Wilfrid Wilkinson, të shtunën, me 1 prill 2017, në Darkën Milion Dollarëshe të Distriktit 6380. Prezentë në këtë mbrëmje ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i RN John Hewko si dhe 250 Rotarian ku u dhanë donacion 1,225.118 dollarë për Fondacionin e Rotarit.

Oficeri i parë shqiptar në nivel të Zonës Rotariane, Guvernatori i parë shqiptar i një Distrikti Rotarian dhe Themeluesi i Rotarit në Kosovë-Paul Harrisi i Kosovës, Ruzhdi Bakalli, është përzgjedhur nga Bordi i Drejtorëve Rotarit Nderkombëtar për të marrë çmimin “Shërbimi Mbi Vetvetën” per vitin 2016-17.

Z. Bakalli është Rotariani i pestë në historin e Distriktit Amerikan 7280 dhe rotariani i parë shqiptar që vlerësohet me këtë çmim të lartë nga Rotari Ndërkomëtar (RN).

Bordi i Drejtorëve të RN e ka krijuar këtë çmim për të njohur dhe vlerësuar ata rotarianë që me të vërtetë janë të mishëruar me moton e Rotaritë “Shërbimi Mbi Vetëveten”.

Bordi RN e konsideron këtë çmim nderi, si çmimi më i lartë i Rotarit Ndërkombëtar që e shpërblen një Rotarian për kontributin e tij.
Çdo vit për t’u nderuar me këtë çmim zgjidhen për nominim maksimum deri në 150 rotarianë nga mbarë bota, por numri i të nominuarve për këtë shpërblim këtë vit janë përzgjedhur ka qenë 75 rotarianë.

Andaj, edhe Bordi RN këtë vit është përballur me sfidën e zgjedhjes së 75 rotarianëve më të shquar nga një grup shembullorë prej mbi 500 rotarianë të propozuar nga gjithë bota.

Propozimin për nominime të rotarianëve të devotshëm për çmimin e lartë “Shërbimi Mbi Vetveten” e bëjnë Guvernatorët aktual dhe të kaluar-të fundit si dhe drejtorët aktual dhe të kaluar të bordit të Rotarit Ndërkombëtar.

Z. Bakalli, këtë besim dhe vlerësim që iu është bërë si rotarian nga RN e konsideron si një nder dhe sukses të madh, jo vetëm personal, por edhe ndaj rotarianëve shqiptarë në përgjithësi.

Paul Harrisi i Kosovës, Ruzhdi Bakalli, i cili prej vitesh jeton dhe punon në SHBA, është themeluesi i rotarit në shtetin e Kosovës. Për aktivitetin e tij të bujshëm dhe përkushtimin ndaj rotarit, ai është vlerësuar dhe nderuar nga shumë klube rotariane në Kosovë, Shqipëri si dhe nga klube të ndryshme rotariane në botë:

– Z. Ruzhdi Bakalli, themeluesi i Rotarit në Kosovë, është Kryetar Themelues, Zyrtarizues dhe kryetar Nderi i Klubit, në vendlindjen e tij, KR Gjakova /2000/

– Më 7 Janar 2009, Klubi Rotarian i Warren-it në Pennsylvani të SHBA-ve, z. Ruzhdi Bakallin, e nderojnë duke e shpallur anëtar Nderi të Përjetshëm të klubit të tyre.

– Kurse një vit më vonë, anëtarët e KR të Warren-it në Pennsylvani, z. Bakalli e zgjedhin kryetar për vitin Rotarian 2010-2011.

– Në Maj të vitit 2015, z. R. Bakalli vlerësohet për kontributin e tij si Rotarian edhe nga dy Klube të Rotarianëve në Repiblikën e Kosovës. Me 22 Maj, nga KR Gjakova-Qabrati nderohet duke e shpallur Kryetar Nderi i Perjeteshëm të klubit të tyre. Kurse, me 25 Maj 2015 nga KR Prishtina-Dardania shpallet Anëtar Nderi i Përjeteshëm.

– Z Ruzhdi Bakalli nga Qarku-Distrikti Rotarian Nr. 7280 është zgjedhur si Guvernator për vitin Rotarian 2014 -2015. Teritori i këtij Distrikti Rotarian është veriperëndimi i Pennsylvanisë në SHBA, dhe rreth vetës ka 42 klube dhe numëron mbi 1.500 Rotarian. Eshtë kjo hera e parë, në historikun mbi 100 vjeçar të Rotarit në botë, që zgjedhet një Rotarian shqiptar Guvernator i një distrikti sa të vjetër aq aktiv dhe i sukseshsëm në botë. Kjo padyshim se ishte një ngjarje me rëndësi dhe një sukses në historikun rotarian Shqiptar.

Z. Bakalli, gjatë viteve të tij të shërbimit për Rotari, ka kontribuar me devotshmëri në aspektin ndërkombëtar të Rotarit. Për themelimin dhe zyrtarizimin e Klubeve Rotariane në Kosovë, ai, ka kontaktuar dhe biseduar me shumë përsonalitete të shquara në RN. Ai në vazhdimësi ka qenë promotor në drejtimin e përpjekjeve për të sjellë ndihma ndërkombëtare humanitare për organizata, familjet në nevojë dhe fëmijëve në vende të ndryshme.

Z. Bakalli ka sponsorizuar më shumë se 200 anëtarë të rinj në Rotari. Aktualisht, falë angazhimit-shërbimit të tij dhe rotarianëve tjerë të Kosovës, Rotari i Kosovës ka 13 Klube Rotariane te Zyrtarizuara.
Ai gjatë aktivitetit të tij, e ka konsideruar të rëndësishëm edhe pasurimin e KR Gjakova me anëtarë nderi. Krahas shpalljes së shumë personaliteteve të njohur në Republikën e Kosovës, angazhimi tij nuk ka munguar edhe në arenën ndërkombëtare.

Në vitin 2008, ai, është takuar me Kryetarin Bill Klinton dhe me pëlqimin dhe dëshirën e tij e ka shpallur atë Anëtar Nderi i Përjetëshëm i KR Gjakova.
Kurse, më 5 korrik, 2010, ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair.
Ruzhdiu, ka nderuar edhe tre Kryetarë të Rotarit Ndërkombëtar, Frank Devlyn, Wilfrid Wilkinson dhe Gary C.K. Huang duke i shpallur Antar Nderi të Përjetëshëm të KR të Warrenit dhe Gjakovës.

Ruzhdiu, radhitet në mesin e Donatorëve Madhorë në Rotari dhe anëtar i Shoqërise së Paul Harrisit.

Përkushtueshmëria e tij për të Rotari dhe për ata që kanë nevojë për ndihma është e pa fund.