.
Published On: Tue, Mar 13th, 2018

Samiti i BERZH-it, ende asnjë përgjigje për projektet e Gjakovës

Share This
Tags

Gjakova pritet të përfitojë nga disa investime kapitale nga Qeveria e Kosovës, por me interesim po pritet edhe përgjigja për disa projekte të propozuara për financim në Samitin për Ballkanin Perëndimor nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim.

Edhe pse një Komunë e Kosovës pretendoi se kishte marrë miratimin për një projekt të tyren, kjo nuk duket të jetë e saktë.

Zyrtarja për Informim për Kosovë e BERZH-it, Venora Bennett, i ka thënë “Kohës Ditore” se asnjë prej projekteve të prezantuara nga Kosova ende nuk është aprovuar për financim.

Madje ajo nuk ka treguar se cilët nga projektet janë duke u negociuar, duke thënë se projektet nuk mund të shpalosen përderisa BERZH-i nuk i nënshkruan ato.

Gjakova ka propozuar projektin për ndryshimin e gypave të vjetër të ujësjellësit në vlerë prej 12 milionë euro.

Por, komuna jonë mund të përfitojë edhe nga disa projekte të tjera siç është ai për rehabilitimin e shtretërve të lumenjve, atë për ujëmatës digjitalë për çdo shtëpi, projekte në energji të ripërtërishme etj.

Në total Kosova ka propozuar rreth 40 projekte nga sektori publik dhe ai privat./radiogjakova/