Sanije Berisha flet në protestë
Zëri i nënave gjakovare megjithatë nuk ka munguar në protestë. Sanije Berisha nëna e dëshmorit Ilir Berisha nga Gjakova pos që nuk ka respektuar vendimin e shoqatës ku është anëtare “Thirrjet e Nënave” për të mos iu bashkangjitur protestës së sotme në Prishtinë, ajo i është drejtuar protestuesve me një fjalë rasti.
Ajo ka thënë se ndihet shumë e emocionuar pasi në protestë ka parë shumë nëna dhe se ato janë të parat që duhet të jenë aty për shkak të ofendimit të rëndë që iu është bërë nga ministri Jabllanoviç.
Sanija ka përsëritur kërkesën për shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim dhe ka thënë se nënat do të mbështesin çdo lloj proteste deri sa të ndërmerret ky vendim nga Kryeministri Mustafa./radiogjakova/